Lajme

Shqiptarët si shembull për përmirësimin e raporteve zviceranë-të huaj

Si konstruktiv theksohet roli i kombëtares së futbollit gjegjësisht futbollistëve si Xherdan Shaqiri me kompani, përcjell albinfo.ch. “Ajo, (Nati) është një pasqyrim i shoqërisë, me të cilën munden të identifikohen në të njëjtën masë zviceranët dhe secondot”.

Pamja që jep “Barometri i rinisë” lidhur me marrëdhëniet në mes të të rinjve zviceranë dhe atyre me prejardhje të huaj duket idilike. Ndonëse edhe të rinjtë i mundojnë temat si kriza e refugjatëve, migracioni e  të ngjashme, ata në sondazhin reprezentativ të “Jugendbarometer” flasin për një shtendosje të madhe të raporteve me moshatarët e tyre me prejardhje të huaj. Dhe, gazeta 20minuten që e përcjell këtë sondazh, raportin pozitiv të tij e ilustron me një pamje të rinjsh që kanë bërë bashkë flamujt e tyre zviceranë dhe shqiptarë.

Afërsisht çdo i treti i anketuar i moshës 16-25 vjeçare ka thënë se raportet me moshatarët me sfond migracioni, janë harmonike, transmeton albinfo.ch. I ri këtu është fakti se para pesë viteve vetëm çdo i dhjeti mendonte kështu! Atëbotë ishin 63 për qind që e konsideronin situatën të tendosur në këtë raport ndërsa tash dalin 40% të tillë. Është shtuar po ashtu edhe numri i atyre që konsiderojnë se bashkëjetesa në këtë drejtim do të përmirësohet.

Bashkëdrejtuesi i institutit për hulumtimin e opinionit publik GFS Bern, Lukas Golder thotë se “ndonëse bashkëjetesa në mes të të rinjve vendës dhe atyre të huaj nuk është krejt pa tensione, ajo po funksionon në përditshmëri gjithnjë më mirë.

Ndërsa kryetarja e Seconda Plus të Cyrihut, Isabela Garcia thotë se edhe me vetë faktin se tashmë janë shumë të rinj që kanë një pjesë të prejardhjes nga jashtë, është arritur një normalizim në këtë drejtim. Por ajo e thekson si konstruktiv rolin e kombëtares së futbollit gjegjësisht futbollistëve si Xherdan Shaqiri me kompani, përcjell albinfo.ch. “Ajo, (Nati) është një pasqyrim i shoqërisë, me të cilën munden të identifikohen në të njëjtën masë zviceranët dhe secondot”.

Edhe eksperti i integrimit, Thomas Kessler konstaton shtendosje në këtë drejtim. “Kështu sot për shembull shqiptarët dhe turqit marrin pjesë aktive në jetën shoqërore. Shkalla e punësimit të tyre është relativisht e lartë. Ata sot janë mësues ose udhëheqin shoqata”.

Por kështu nuk mendon  JSVP. Kryetari i rinisë Benjamin Fischer SVP-së thotë se do t`i vinte mirë sikur vërtet të ishte kështu por studimet sikur ky duhet të shikohen me kujdes. Kjo sepse sipas tij, në shoqëri vihet re një separacion në mes të zviceranëve dhe të huajve. Mungesën relative të tensioneve në këtë raport ai e sheh më shumë si rezultat i jetës paralele që bëjnë të huajt këtu. /albinfo.ch/

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*