Kulturë

Shqiptarët e bllokojnë propagandën e Malagurskut në Suedi

Më 26 nëntor është paraparë premiera e filmit “Kosova moment i civilizimit” të Borsi Malagurskut në sallën e qendrës kulturore ABF në Stokholm, por kjo e fundit ka hequr dorë nga ky projeksion, transmeton Kosova.info.

Ky film është përplot gënjeshtra që ka karakter më shumë propagandues për “shkatërrimet e kishave dhe vuajtjet e serbëve” në Kosovë.

Qendra kulturore ABF nuk deshi të komentojë këtë.

Mediat shqiptare kanë raportuar për këtë, ku në statusin e profilit të shqiptarit Salih Shala thuhet se ka kërkuar nga ABF të mos lejojë projeksionin e këtij filmi, pas së cilës ka marrë një përgjigje ku thuhet se filmi nuk është në përputhje me vlerat e barazisë dhe të drejtave të njeriut në Suedi. /Kosova.info/

Komentoni