Sport

Shqipëria shkon me 6 sportistë në Rio 2016

6 sportistë  do të përfaqësojnë Shqipërinë në Lojërat Olimpike të Rios.

Ajo që do t’i bashkohet delegacionit shqiptar është peshëngritësja Evangjeli Veli.

Federata e Peshëngritjes ka marrë një ftesë shtesë dhe në këtë mënyrë, Veli do të garojë me më të mirat e planetit në kategorinë 53 kg.

Federata Ndërkombëtare konfirmoi ftesën për një shtangiste femër dhe në këtë rast është Veli që do të udhëtojë drejt Brazilit për të përfaqësuar shtangën shqiptare në kategorinë e femrave pas vendit të pestë të regjistruar në Europian.

Në fakt është Rusia ajo që ka dhuruar një asist për Shqipërinë pas pezullimit të garuesve nga Rusia për shkak të skandalit të dopingut.

Në këtë mënyrë, në total 8 sportistët rusë, 3 femra dhe 5 meshkuj u përjashtuan dhe ata do të zëvendësohen me disa sportistë nga disa vende të ndryshme të botës.

Komentoni