KosovaToplajm

Shqipëria përsërit kërkesën që Kosova të anëtarësohet në Kartën e Adriatikut

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, kërkoi në mënyrë të përsëritur anëtarësimin e Kosovës në Kartën e Adriatikut, duke e cilësuar si domosdoshmëri për paqen e sigurinë në rajonin e Ballkanit dhe si një hap i nevojshëm në funksion të integrimit të plotë euroatlantik të rajonit.

Kërkesa u bë gjatë një takimi në Nju-Jork mes ministrave të jashtëm të vendeve të Kartës ShBA-Adriatik, shkruan sot Koha Ditore.

Në takim morën pjesë ministrat e punëve të jashtme të vendeve anëtare të kësaj karte: Shqipërisë, Bosnjë-Hercegovinës, Kroacisë, Mali të Zi, Maqedonisë dhe dy vendeve vëzhguese të saj, Kosovës e Serbisë.

Në fokus të diskutimeve ishin situata aktuale politike dhe e sigurisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor, forcimi i bashkëpunimit rajonal mes vendeve anëtare dhe vëzhguese të A-5 në funksion të integrimit euroatlantik të Ballkanit Perëndimor, diskutimi mbi rrugët e nxitjes së bashkëpunimit dhe rëndësia e zgjerimit të Kartës në përballimin e sfidave të përbashkëta të sigurisë.

Komentoni