Lajme

Shqipëria, miqësore me Marokun përpara Maqedonisë

Sezoni i ri i Kombëtares Shqiptare të Futbollit nis zyrtarisht në datën 5 Shtator me ndeshjen e parë eliminatore të Botërorit 2018 kundër Maqedonisë, por lojtarët kuqezi do t’i ngrohin muskujt disa ditë më parë me një ndeshje miqësore kundër Marokut.

Sipas Federatës Shqiptare të Futbollit, takimi me përfaqësuesen e vendit afrikano-verior do të zhvillohet në datën 31 Gusht në stadiumin “Loro Boriçi” të qytetit të Shkodrës, transmeton Supersport.

Një ndeshje që do t’i shërbejë trajnerit Gianni De Biasi për të vlerësuar formën e lojtarëve të tij, të cilët do të grumbullohen në datën 29 në Durrës.

Maroku është një kundërshtar dukshëm më i fortë se Maqedonia pasi aktualisht mban vendin e 54 në klasifikimin e FIFA-s, 14 pozicione më poshtë se Kombëtarja Shqiptare. Kjo sfidë do të jetë e para e skuadrës së De Biasit në stadiumin e rikonstruktuar të Shkodrës që do të presë të gjitha ndeshjet eliminatore të Botërorit 2018.

Leave a comment

Your email address will not be published.


*