Lajme

Shqipëri – Spanjë, nis shitja e biletave

Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar zyrtarisht fillimin e shitjeve online të biletave për ndeshjet Shqipëri-Spanjë, e cila zhvillohet në Loro Boriçi të Shkodrës më datë 8/10/2016.

Blerja e biletave mund të bëhet në faqen zyrtare të FSFh-së fshf.org.

Në dispozicion janë bileta nga të gjitha tribunat dhe nga ajo VIP.

Tifozët mund të bëjnë dhe abonime për ndeshjes e kombëtares Shqiptare dhe kështu do të përfitojnë 15% ulje nga çmimi i biletave të ndeshjeve teke. 

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*