Lajme

Shqipëri: Shiu shuan zjarret, por ende 6 vatra në jug të vendit

Rreshjet e shiut në një pjesë të vendit, edhe pse të lehta, kanë ndikuar në shuarjen e gati 70% të zjarreve në të gjithë Shqipërinë.

Aktualisht, janë vetëm gjashtë vatra aktive, ndërkohë që në Shqipërinë e mesme dhe zonat e prekura nga rreshjet, flakët janë shuar plotësisht.

Shemsi Prençi, drejtor i përgjithshëm i Emergjencave Civile, thotë: “Duke filluar nga ora 21:00 e së shtunës, kur nisën rreshjet e para në Tiranë, Elbasan, Vlorë, Fier, Mallakastër, Tropojë, Kukës dhe Dibër, vatrat e zjarrit konsiderohen të shuara”.

Në qendrën e monitorimit të Emergjencave Civile, raportohet se rënia e temperaturave ka ndikuar në uljen e kërcimeve nga zjarret.

“Në krahasim me datën 11, kur rrezikshmëria për zjarre ishte gati 100%, sot rrezikshmëria është shumë e ulët”, shton Prençi.

Vatrat aktive janë të përqendruara në jug të vendit dhe në disa zona të tjera të paprekura nga shiu, por menaxhimi është më i lehtë dhe ka shpresa për vënien e flakëve në kontroll.

“Shiu, një pjesë të Shqipërisë veri-lindore, lindore dhe juglindjen nuk e ka prekur fare. E njëjta gjë vlen për Sarandën dhe Himarën, por sot është më i lehtë menaxhimi”, thekson Prençi.

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*