ShowBiz

Shpjegohet Rita Ora për lidhjen e saj me Conor Mcregorit

Këngëtarja shqiptare me famë botërore Rita Ora ka marrë së fundmi fyerje të rënda për ngjarjet të lidhura me Conor McGregorit dhe Beyonce. Sipas saj, ajo beson se është keqkuptuar gjatë tërë këtyre viteve, shkruan Kosova.info.

Rita është shprehur se ishte viktimë e mbikëqyrjes të tepërt. Për më tepër, ajo vazhdon ende të jetë për shkak të stilit të jetës që bën.

“Kam qenë viktimë e mbikëqyrjes së tepërt, ende jam, thjeshtë është bota në të cilën jetoj, thjeshtë është kështu, por mund të mbijetosh. Doja ta bëja këtë dhe të jem një grua në këtë industri që ka kapacitetin t’i dëgjohet zëri”, është shprehur Rita.

Tutje Rita ka vijuar, “kam shkuar në Afrikë dhe kam takuar fëmijët në fshatra që s’e kanë idenë se çfarë po ndodh dhe gjëra të tjera. Dhe e kam shikuar jetën krejtësisht në mënyrë tjetër, prandaj i shoh gjërat ndryshe dhe dua të jem zëri i njerëzve”. /Kosova.info/

Komentoni