Kulturë

“Shpirti shqiptar”, Shkëlzen Doli koncert në sheshin ‘Skënderbej

Shkëlzen Doli është rikthyer në Shqipëri me koncertin “Albanian Soul”. Nën udhëheqjen e Shkëlzen Dolin u ngjitën dhe performuan në skenë 70 virtuozë nga Shqipëria, Kosova, e Maqedonia si dhe dy solistë të Filarmonisë së Vjenës. Koncerti madhështor u mbajt në sheshin “Skënderbej” dhe mirëpriti artëdashës nga gjithë trojet shqipfolëse por edhe turistë të huaj.

Përmes muzikës, asaj tradicionale, Shkëlzen Doli, rrëfeu mbrëmjen e së shtunës shpirtin shqiptar.

“Albanian Soul”, ishte projekti që e rikthehu violinistin me famë ndërkombëtare për të dytën herë në Shqipëri.

Koncerti madhështor u mbajt në sheshin “Skënderbej” dhe mirëpriti artëdashës nga gjithë trojet shqipfolëse por edhe turistë të huaj.

Nën udhëheqjen e Shkëlzen Dolin u ngjitën dhe performuan në skenë 70 virtuozë nga Shqipëria, Kosova, e Maqedonia si dhe dy solistë të Filarmonisë së Vjenës.

Melodia shqiptare ishte ajo që spikati, por nuk mungoi as muzika klasike, autoktone e vendeve si Spanja, Argjentina.

Eventi artistik u transmetua në disa televizione në Europë, Azi dhe SHBA, ndërsa me “Albanian Soul” Doli synon të promovojë muzikën shqiptare jashtë kufijve.

Ky është koncerti i dytë për Shkëlzen Dolin në Tiranë për këtë vit, pas atij që mbajti më datën 2 janar me grupin që përfshinte disa anëtarë të Ansamblit të Filarmonisë së Vjenës.

Muzika tradicionale shqiptare është e pranishme thuajse në turnetë e tij në mbarë botë, duke e kthyer Dolin në një prej Ambasadorëve më të mirë të artit dhe kulturës shqiptare.

Komentoni