Lajme

Shpërthen sërish Mustafa me akuza ndaj Lekajt dhe Selimit

Një debati i ashpër është duke u zhvilluar në mes të LDK-së, AAK-së dhe VV-së, e gjithë kjo zhurmë është duke ndodhur për marrëveshjen më Malin e Zi, ku opozita cilëson se Kosova është duke humbur tokë, ndërsa pozita e mohon një gjë të tillë.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa sot disa herë i është kundër përgjigjur, deputetit të AAK-së, Pal Lekajt, por gjithashtu edhe Rexhep Selimit të VV-së.

Mustafa thotë se ndaj tij është përdorur fjalorin i origjinës së deputetëve në fjalë, por thotë se asnjëra prej tyre nuk është duke ofruar fakte se si Kosova ka humbur tokë.

“Pali i AAK-së, Rexhepi i VV e disa të tjerë sot më cilësuan me fjalorin e origjinës së tyre, por asnjëri nuk pati guxim dhe gatishmëri të thotë ku janë hektarët për të cilët ia vunë flakën Kosovës”, shkruan kryeministri në faqen e tij zyrtare në Facebook.

Mustafa thotë se, “Unë ju ftoj të dëshmoni për hektarët, ose të pranoni publikisht se keni mashtruar dhe të votoni demarkacionin”. 

Leave a comment

Your email address will not be published.


*