Kuriozitet

Shpenzon 30 mijë paund për transformimin e avionit në sallon luksoz (Foto)

Një grimiere nga Skocia ka shpenzuar 30 mijë paund për të realizuar ëndrrën e saj. Amber Scott ka shndërruar avionin e vitit 1957 të tipit CV-440 në një sallon të madh bukurie.

Aty ka hapësirë të mjaftueshme për 4 grimiere, dy parukiere dhe një estetiste për thonjtë. Prindërit e 25-vjecares e kanë blerë avionin para dhjetë vitesh dhe mendonin që ta kthenin në bujtinë.

Sipas Dailymail, ata e kishin blerë për 25 mijë paund por asnjëherë nuk kanë mundur që ta rinovojnë. Kështu Amber e ktheu në sallon bukurie duke e lënë në oborrin e shtëpisë kur pret kliente.

Ajo e ka adhuruar gjithnjë grimin dhe ka marrë kurse të vecanta për të mësuar sa më mirë. E mbajti sallonin të fshehtë për disa muaj, derisa bëri gjithcka të ditur në inagurimin e mbrëmjes të së mërkurës.

Komentoni