Kosova

Shpend Ahmeti lë debatin në Rubikon për çaj rusi

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Shpend Ahmeti, i ka ikur sot debatit të radhës përballë kundërkandidatit të tij nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Arban Abrashi, që ishte planifikuar të mbahej sonte në KTV.

E, gjatë kohës kur po zhvillohej emisioni Rubikon, në kuadër të të cilit ishte paraparë të mbahej debati, Shpend Ahmeti është parë në ambientet e një lokali në kryeqytet.

Ahmeti është fotografuar duke pirë çaj rusi te Trosha, në shoqërinë e një numri meshkujsh, përfshirë edhe ish-kandidatin për kryetar të Prishtinës nga radhët e Aleancës Kosova e Re, Selim Pacolli.

VV e Ahmetit ka nënshkruar ditë më parë marrëveshje me AKR’në e Pacollit, për balotazhin e 19 nëntorit në kryeqytet, si dhe për qeverisjen e ardhshme katërvjeçare, që zbatohet në rast se Ahmeti i fiton zgjedhjet.

Komentoni