Kosova

Shpend Ahmeti kandidat për deputetë nga Lëvizja Vetëvendosje

Lista e Lëvizjes Vetëvendosje ende nuk ka përfunduar.

Por sipas burimeve të Indeksonline, ndër pesë kandidatët e parë për deputetë të Kuvendit të Kosovës nga Vetëvendosje është pikërisht kryetari I tanishëm i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Gjithnjë sipas këtyre burimeve, Ahmeti pritet të jetë në listën e cila ka afat të përpilohet e tëra deri në orën 00:00.

Indeksonline mëson po ashtu se  përpos Ahmetit, kandidatë në listën e Vetëvendosjes është edhe nënkryetari i Prishtinës, Dardan Sejdiu.

Komentoni