KosovaToplajm

Shoqëria civile, spektatore e konferencës për demarkacionin

Kuvendit të Kosovës i ka shkuar refuzimi i parë i pjesëmarrjes në konferencën shkencore për demarkacionin me Malin e Zi.

Mospjesëmarrjen e ka deklaruar Agron Demi, drejtor ekzekutiv i Institutit GAP, ndërsa shumica e kolegëve të tij që drejtojnë organizata të shoqërisë civile dhe kanë konfirmuar pjesëmarrjen në konferencë kanë thënë se do të jenë aty vetëm si spektatorë, shkruan sot Koha Ditore.

Mungesën e tij në këtë ngjarje, Demi e ka arsyetuar në letërpërgjigjen në ftesë që një ditë më parë ia ka adresuar Kuvendit.

Ka thënë të mos jetë e nevojshme prezenca e tij aty. Midis të tjerash, ka shkruar se do të mungojë me qëllim edhe të krijimit të hapësirës për ata që vërtet janë kompetentë të debatojnë në temën e demarkacionit.

Komentoni