Kosova

Shoqata “Çamëria” Kosovë nënshkroi memorandum bashkëpunimi me një organizatë studentore

Në kuadër të aktiviteteve rutinore, Shoqata “Çamëria” Kosovë, ka nënshkruar një memorandum bashkëpunimi me organizatën studentore “Reforma në proces” të Fakultetit Filozofik në Prishtinë.

Në këtë dokument thuhet se, përmes këtij memorandumi palët nënshkruese shprehin vullnetin dhe gatishmërinë për bashkëpunim të ndërsjellët, duke synuar inkurajimin e anëtarëve në ngritjen dhe zhvillimin e mëtejshëm të njohurive rreth angazhimeve dhe aktiviteteve nga Shoqata “Çamëria” Kosovë dhe anasjelltas.

Ky dokument i bashkëpunimit u nënshkrua në mes të kryetarit të shoqatës, Nexhmi Muçiqi dhe atij të organizatës studentore, Demokrat Gjocaj. /KI/

Komentoni