Bota

Shokuese, mësueset tërheqin zvarrë djalin autik në korridorin e shkollës (Video)

Dy mësuese janë kapur duke zvarritur një fëmijë autik nëpër korridorët e shkollës dhe do përballen me masa disiplinore.

Thuhet se Corbin Kemle nuk po sillej mirë në sheshin e lojërave prandaj ndodhi incidenti. Nëna e 7-vjecarit u përball me pamjet e rënda të enjten, edhe pse kjo histori është që në maj.

Në pamjet e filmuara nga kamerat në korridorin e shkollës duket se si ato e kapin djalin nga dora dhe nga këmba e më pas e tërheqin zvarrë.

Sipas RT, mamaja e 7-vjecarit mori një telefonatë në maj ku i thonin se djali ka kaluar një ditë të keqe duke goditur e kafshuar mësuesit e tij.

“Si prindër ne duhet të besojmë se shkolla dhe punonjësit po bëjnë punën e tyre duke u kujdesur për fëmijët tanë gjatë qëndrimit atje. Unë mund të mos besoj më kurrë,” – tha McKrean.

Prokuroria e qarkut vendosi të mos i dënojë edukatoret por prokurori Matt Crall ka kërkuar që të nisin hetimet ndaj Heather Gregory dhe Hannah Rhuthe.

 

Komentoni