ShowBiz

Shokon Bleona: Nëna ime do të flejë me një qytetar amerikan sonte

Këngëtarja Bleona Qereti është shumë aktive në rrjete sociale, duke publikuar vazhdimisht imazhe të reja.

Gjatë muajit dhjetor më shumë se kurrë këngëtarja po sjell imazhe, në të cilat paraqitet krejtësisht e zhveshur, kurse ka ftuar ndjekësit, që ta zgjedhin fotografinë më të mirë deri në fund të vitit.

Gjatë ditës së sotme ajo postoi disa video, në të cilat kishte në fokus prindërit e saj, sidomos babanë.

Nazmi Qereti ka ndërruar shtetësinë, duke marrë atë amerikane dhe për këtë gjë këngëtarja bekon Amerikën.

Pasi babai i saj përfundoi procedurat e nënshtetësisë, Bleona tregoi se nëna e saj është e lumtur dhe shkroi: “Ajo do të flejë me një qytetar amerikan sonte!!!”.

ImageImageImage

Komentoni