Rajoni

Shkodër: Aksion blic, arrestohen 2 të kërkuar, njëri i dënuar me 25 vjet burg

Dy persona të shpallur në kërkim janë arrestuar nga policia e Shkodrës gjatë mbrëmjes së djeshme në një operacion blic.

Të pozicionuar në kryqëzime, përmes lëvizjeve të shpeshta dhe ndalimeve blic, janë arritur të arrestohen 2 shtetas të shpallur në kërkim. Njëri prej tyre rezulton të jetë i dënuar me 25 vjet burg ndërsa tjetri për plagosje.

Operacioni i zhvilluar në kuadër të masave “Vjeshtë” për personat në kërkim, mjetet me xhamat e zinj, lëvizjet me armë etj. pritet të vazhdojë.

Në minutat në vijim pritet një informacion i detajuar i policisë së Shkodrës në lidhje me këtë operacion.

Mësohet se ka patur edhe ndëshkime të shumta me gjobë si dhe bllokim dokumentacioni.

Komentoni