Sport

Shkëndija shënon fitore të madhe drejt Europa Ligës

Klubi shqiptar nga Maqedonia, Shkëndija, ka mposhtur Mlada Boleslavin me rezultat 2 me 0 në ndeshjen e parë të raundit të tretë kualifikues për Europa Ligë.

Shkëndija fitoi 2 me 0 falë golave të Stenho Juniorit dhe Ferhan Hasanit. Golat u shënuan në minutat 69 dhe 75-të.

Çekët ishin pa një lojtar në fushë që nga minuta e 52-të, pasi Lukas Hulka u ndëshkua me të kuq.

Ndeshja e kthimit zhvillohet në javën e ardhshme.

Komentoni