Lajme

Shkëndija e bindur për fitore

Shkëndija nesër do të zhvilloj ndeshjen më të rëndësishme të sezonit kundër Gentit të Belgjikës.

Në një konferencë për shtyp trajneri i skuadrës tetovare u tregua optimist duke treguar se rezultati i ndeshjes së parë është në favor të Shkëndijës.

“Për ne kjo tregon se sa e rëndësishme është kjo lojë për ne si ekip dhe futbolldashësit. Kemi rezultat të mirë që mund të na kualifikojë në fazën e grupeve në Ligën e Evropës” deklaroi Bruno Akrapoviç, trajner i Shkëndijës.

Ndërsa kapiteni i skuadrës, Ferhan Hasani ka deklaruar se Shkëndija e ka kualitetin që të përballët me një skuadër të tillë siç është Genti, transmeton Indeksonline.

”Në ndeshjen që do të luajmë nesër e dimë që do të kemi përballemi me një kundërshtarë të fortë. Ne kemi ekip që mund të përballojë një ekip siç është Genti. Besoj se të gjithë do të japim më të mirën nga vetja për t’u klasifikuar në grupet e Europa Ligës. Do të jetë ndeshje e vështirë por si kjo ndeshje ne kemi kaluar edhe tre ndeshje tjera të vështira. Siç kemi ardh deri këtu, mendoj se do të vazhdojmë edhe më tutje.” tha Hasani, kapiten i Shkëndijës.

Loja e parë në Belgjikë mbaroi me rezultat 2-1 në të mirë të klubit nga Belgjika.

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*