Shkencë

Shkencëtarët: Shtresa e Ozonit është riparuar në masën 99% (Video)

Programi i Kombeve të Bashkuara për Mjedisin konfirmon se shtresa e Ozonit po shkon drejt riparimit të plotë.

Shkenctarët kanë provuar se shtresa e atmosferës është përmirësuar në masën 99%.

Deklarata vjen në 30 vjetorin e Protokollit të Montrealit, për zbatimin e të cilit u angazhuan 197 vende, përfshirë edhe Shqipërinë.

“Falë protokollit të Montrealit miliona njerëz në botë janë mbrojtur nga sëmundjet kancerogjene të lëkurës dhe probleme të tjera shëndetësore. Mendoni se sa shumë milionë njerëz kemi bërë të lumtur.

Miliona të tjerë janë mbrojtur nga varfëria dhe pasiguria ekonomike që do të shkaktonte dëmtimi i agro-kulturave, peshkimit dhe burimeve të tjera natyrore”- deklaroi Erik Solheim, Drejtori Ekzekutiv i Programit të Kombeve të Bashkuara për Mjedisin.

Protokolli i Montrealit u nënshkrua në 1987 dhe synonte marrjen e masave paraprake për të kontrolluar në mënyrë të vazhdueshme emetimet e substancave të dëmshme për ekuilibrin e ekosistemit dhe ruajtjen e shtresës së ozonit.

Tri dekada pas nënshkrimit të protokollit të Montrealit, shkencëtarët thonë se më në fund ka shenja që kjo shtresë e atmosferës po shkon drejt riparimit në një masë prej 99%.

Një sukses i pa precedent që duhet lidhur drejtëpërdrejtë me aktivizimin e jashtëzakonshëm të shteteve anëtare të këtij programi, përfshi edhe Shqipërinë.

Komentoni