Lajme

Shkencëtarët kanë zbuluar një planet të ngjashëm me Tokën

Shkencëtarët kanë zbuluar një planet të ngjashëm me Tokën, i cili sillet afër Diellit.

Planeti Proxima b, gjendet katër vjet dritë larg Tokës dhe rrotullohet rreth diellit Proxima Centauri, i cili është ylli më i afërt me Diellin, kanë thënë shkencëtarët e një ekipi të udhëhequr nga britanikët.

Shkencëtarët e kanë zbuluar këtë planet nga të dhënat e teleskopit në Observatorin Evropian Jugor në Kili, i cili monitoron ndërrimet e dritës nga yjet për të përcaktuar praninë e planetit.

Proxima b ka një masë më të madhe 1.3 herë se të Tokës, por orbitat e saj janë më afër diellit të tij. Ai rrotullohet rreth diellit çdo 11 ditë.

Për shkak se ylli është më i dobët se Dielli, Proxima b mund të jetë zonë e ashtuquajtur e banueshme, pasi ajo nuk është as shumë e nxehtë dhe as shumë e ftohtë që të mbështesë jetën dhe temperaturat mund të lejojnë praninë e ujit të lëngët, thanë studiuesit.

Por akoma nuk dihet nëse ky planet ka atmosferë apo përmban ujë.

Shkencëtarët kanë zbuluar më shumë se 3,500 planetë jashtë sistemit diellor, por Proxima b sjell një mundësi për misionet në hapësirë në të ardhmen.

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*