Lajme

Shkencëtarët gjejnë origjinën e jetës në Tokë

Shkencëtarët siç duket kanë gjetur paraardhësin e përbashkët që bashkon gjithë jetën në Tokë – dhe ai quhet Luca.

Luca është një qelizë e vetme, organizëm si baktere dhe njihet si “Paraardhësi i Fundit Universal i Përbashkët”. Dhe kjo mund të ndihmojë në të kuptuarit se si filloi jeta në Tokë, që në fillim.

Gjetjet mund të japin një kontribut të madh në atë se si erdhi jeta në Tokë, transmeton Gazeta Express.

Hulumtuesit argumentojnë se nëse jeta filloi diku në ekstreme – si për shembull në thellësi të detit – apo nëse filloi diku në ndonjë pellg të vogël.

Hulumtuesit filluan t’i studiojnë rreth 2,000 gjene nga mikrobet moderne, duke eksploruar gjurmët që kanë kaluar prej fillimit të jetës në Tokë.

Sipas shkencëtarëve, LUCA erdhi në Tokë rreth 3.8 miliardë vjet më parë, dhe eventualisht u dha rritje llojeve të ndryshme të qelizave të thjeshta.

Leave a comment

Your email address will not be published.


*