Sport

Shkarkohet Besnik Hasi?

Aventura e Besnik Hasit në krye të Olimpiakos, ka përfunduar ditën e sotme, pesë javë pas fillimit të kampionatit grek dhe pak më tepër se dy muaj nga nënshkrimi me këtë klub, raportojnë mediet greke.

Decizive ishte humbja në derbi, ndaj AEK, ku Olimpiakos humbi 3-2, në një ndeshje mjaft të tensionuar, ku skuadra e Hasit ishte në avantazh të dy golave, por u përmbys në 30 minutat e fundit.

Zgjedhja e Hasit në krye të Olimpiakos nuk u prit aspak mirë nga opinioni sportiv grek, për shkak të origjinës së tij, por pavarësisht kësaj Hasi ia doli të kualifikojë ekipin grek në fazën e grupeve të Champions League.

Gjithsesi, tre ndeshje radhazi pa fitore në kampionat, e kanë bindur presidentin e Olimpiakos të shkarkojë teknikun gjakovar nga drejtimi i klubit.

Njoftimi zyrtar i klubit do të publikohet në orët në vazhdim.

Komentoni