Kosova

Shiroka-Pula uron Izmakun

Kryetarja e Gruas së Partisë Demokratike të Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka përshëndetur vendimin e sotëm në Kuvendin e Kosovës për zgjedhjen e deputetes dhe anëtares së kryesisë së Gruas Demokratike, Xhevahire Izmaku, kryetare e Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Ajo gjithashtu përgëzon lidershipin e Partisë për angazhimet e bëra në avancimin e pozitës së gruas në të gjitha proceset e vendimmarrjes politike.

Në emër të Gruas Demokratike, Shiroka-Pula i dëshiron deputetes Izmaku punë të mbarë në postin e ri.

“Përvoja e gjatë politike e deputetes Izmaku, përkushtimi i saj dhe kompetenca profesionale janë tregues se suksesi në udhëheqje të këtij komisioni nga kryetarja Izmaku nuk do të mungojë” përfundoi Shiroka-Pula. /KI/

Komentoni