Kosova

Shindler: Vrasja misterioze, kërcënon paqen e rajonit

John Shindler, një ekspert amerikan, në analizën e tij për “Observer” shpreh frikën se vrasësi Oliver Ivanoviç kurrë nuk do të zbulohet, raporton Kosova.info.

Vrasja e Oliver Ivanoviq u bë sipas një modeli klasik sipas së cilës në Evropën juglindore “zgjidhen” kundërshtarët politikë, por tani ka shkaktuar probleme në normalizimin e marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës dhe është e paqartë kur dhe në cilat kushte dialogu do të vazhdojë, shkruan Shindler.

Vrasja e Ivanoviqit ndodhi në ditën kur  dialogu teknik midis Beogradit dhe Prishtinës duhej të fillonte në Bruksel, pas gati një viti, por nuk ndodhi pasi delegacioni serb dëgjoi atë që ndodhi në pjesën veriore të Mitrovicës së Kosovës.

Që nga lufta 1999, në Kosovë, thotë analisti, autoritetet në Beograd nuk mund të pajtohen me faktin se në atë luftë Serbia humbi krahinën e saj jugore.

“Lufta e humbur, pas bombardimeve të NATO-s çoi në rënien e Sllobodan Millosheviqit. Rënia e tij dhe krijimi i një rendi të ri politik dukej se Serbia  ishte më afër Bashkimit Evropian, dhe se së shpejti do të zgjidhej  edhe problemi shekullor i serbëve dhe shqiptarëve. Dukej se do të ishte kështu deri në vrasjen Ivanovic, për shkak të cilit, me sa duket, ky problem kthen prapa disa hapa”.

Presidenti serb Aleksandar Vucic e përshkroi këtë akt si “një akt terrorizmi” dhe menjëherë thirri një seancë të Këshillit të Sigurisë Kombëtare për t’u marrë me vrasjen. Delegacioni nga Brukseli, sapo dëgjoi për vrasjen, tha se nuk do të ketë dialog dhe u kthye në Beograd.

“Kush është me të vërtetë Oliver Ivanoviq? Sigurisht – njeri me shumë armiq, ai nuk ishte i adhuruar as  mes shqiptarëve, as midis serbëve”, shkruan Schindler.

Shqiptarët siç thekson e kanë urryer për përfshirje të supozuar në krimet e luftës në vitin 1999, për të cilat ai ishte dënuar, por për këtë ka parashtruar një ankesë. Në kohën kur u vra, Ivanoviç priste një gjyq të ri.

Ai nuk ishte popullor as tek nacionalistët serbë, sepse ai ishte i gatshëm të negocionte me politikanët e Kosovës. Në fund, Ivanoviqi pranoi realitetin e Kosovës, dhe mbi të gjitha, që Kosova kishte kohë që  “shkoi në anën e saj” dhe atë në drejtimin e pakthyeshëm, edhe pse shumë në Beograd nuk ishin në dijeni, shkruan eksperti amerikan.

Gjatë viteve, Ivanoviç mori më shumë kërcënime nga serbët sesa shqiptarët, konstaton autori i këtij publikimi në Observer.

Në këtë publikim konstatohet se gati në dy dekada në Serbi, ka pasur shumë vrasje të politikanëve, gazetarëve dhe kriminelëve të cilët nuk janë zgjidhur deri më sot dhe ekziston frika se vrasësi Oliver Ivanoviq kurrë nuk do të zbulohet.

Problemi është, shkruan Schindler, që pas shpërbërjes së Jugosllavisë në vitin 1991, aparati i sigurisë komuniste kurrë nuk është shpërbërë. Më saktësisht, kurrë nuk kishte një lustrim. “Evropa Juglindore është një vend më i rrezikshëm se sa ishte në vitin 2003”.

Pas shpërbërjes së Jugosllavisë, policia sekrete u formua dhe disa nga anëtarët e saj ishin nga një mjedis kriminal, dhe ata ishin përdorur për të kryer punë të jo të pastër jashtë vendit. Megjithatë, këto struktura vazhduan të lëshojnë metastazë, kështu që ata ishin të përfshirë në spiunim, kidnapimin e kriminelëve, por edhe politikanëve, thekson artikulli.

“Vrasja e Zoran Gjingjiq ka çuar në një seri arrestimesh të kriminelëve, por nuk ka shkuar në zgjidhjen e sistemit të korrupsionit. Pesëmbëdhjetë vjet më vonë, asgjë nuk ka ndryshuar, agjentët e fshehtë janë ende në krye të partive politike dhe kompanive të mëdha. Nuk është vështir të paramendohet se disa nga ta ishin përfshirë në vrasjen e Ivanoviçit”, shkruan Observer.

“Sido që të jetë, Evropa Juglindore sot është një vend më i rrezikshëm se sa ishte në vitin 2003. Ndikimi i Rusisë në këtë pjesë të Evropës është rritur jashtëzakonisht, veçanërisht në Serbi dhe Bosnjë, ndërkohë që mbështetja e Rusisë për serbët në veri të Kosovës nuk është kurrfarë sekreti”, – thotë Schindler.

Presidenti rus Vladimir Putin ka restauruar lidhjet historike me “vëllezërit Ortodoks” serb dhe kushdo që ishte i njohur me atë sa herë ky ndikim ka qenë malinj, sidomos kur është fjala për vrasjet, Ballkani por edhe gjithë Evropa duhet të jetë i shqetësuar se mu Kremlini është i lidhur me vrasjen e Ivanoviqit, shkruan në tekst.

Tani për tani, rajoni po pret që të zbulojë se kush dhe pse e vrau Oliver Ivanoviç. Ky është Ballkani, kështu që askush nuk pret që vrasësi dhe urdhëruesit të zbulohen shpejt, as zyrtarët nuk do të jenë plotësisht të ndershëm në lidhje me vrasjen e tij.

“Është e sigurt se në ditët në vijim do të ketë teori të ndryshme të konspiracionit  përse ka ndodhur vrasja. Më e keqja është se shpresa që së shpejti do të ketë normalizim të marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës, ka vdekur së bashku me Ivanoviçin – dhe atë në modelin që është karakteristik për këtë pjesë të Evropës. Si do të reagojë Moska ndaj këtij krimi, mund të përcaktojë fatin e këtij rajoni të trazuar, por edhe më gjerë “, përfundon analisti i Observer. /Kosova.info/

Komentoni