LifeStyle

Sheqeri nga pemët dhe perimet shkakton epideminë e trashjes

Fruktoza është treguar më e dëmshme se ëmbëltuesit tjerë, prandaj mos i spërkatni sallatat tuaja të pemëve me ëmbëltues të “shëndetshëm”.

Sheqeri natyral të cilin mund ta gjejmë në pemët e freskëta, lëngun e frutave dhe xhem, në fakt shkakton epideminë e trashjes, paralajmërojnë shkencëtarët amerikanë, transmeton Koha.net.

Sipas rezultateve të studimit të hulumtuesve nga Universiteti në Kaliforni, fruktoza e cila përdoret për ëmbëlsimin e lëngjeve dhe ushqimit të pashëndetshëm, mund të jetë edhe më e dëmshme se llojet tjera të sheqerit.

Testet kanë treguar që personat me kilogramë të tepërt, të cilët kanë konsumuar sasi të madhe të fruktozës, trashen edhe më shumë në pjesën e barkut, në krahasim me të anketuarit të cilët kanë konsumuar glukozë.

Komentoni