Bota

Shënohet nëntë vjetori i vdekjes së ish-mbretit afgan

Një ngjarje është mbajtur në Kabul për të shënuar nëntë vjetorin e vdekjes së ish-mbretit afgan, Mohammad Zahir Shah, i cili e ka udhëhequr vendin nga viti 1933 deri më 1973.

Në ngjarje kanë marrë pjesë dy zyrtarët kryesor të vendit, presidenti Ashraf Ghani dhe shefi ekzekutiv, Abdullah Abdullahu, por edhe ish-presidenti Hamid Karzai.

Mbreti Zahir është larguar nga pushteti me puç në vitin 1973, dhe ka jetuar në ekzil derisa talibanët kanë qenë në pushtet në vitin 2002.

Kushtetuta e re afgane, megjithatë, e ka anuluar monarkinë në vitin 2004.

Komentoni