Bota

Shembet tavani në një klub nate në Madrid

Autoritetet spanjolle, kanë thënë se 26 persona janë lënduar, pas shembjes së tavanit në një klub nate në Madrid, transmeton AP.

Shërbimet e emergjencës kanë thënë se 11 persona janë dërguar për t’u trajtuar në spital nga “plagët e lehta”, ndërsa të tjerët janë trajtuar në vendin e ngjarjes.

Shërbimet e emergjencës kanë thënë, se tavani 16 metra katrorë, ka rënë mbi njerëzit që kanë qenë një atë klub të natës në jug të Madridit.

Komentoni