Kosova

Sheholli: Nuk e di a ka maltretuar shqiptarët Rikalo

Fatmir Sheholli, njohës i zhvillimeve brenda komuniteti tserb në Kosovë, ka thënë në Info Magazine se nuk di nëse ministri Nenad Rikalo, ka maltretuar shqiptarët ose jo gjatë luftës, ose para luftës në Kosovë.

Sheholli e ka përshkruar ministrin si “një djalë të ri që sillej nëpër Prishtinë”, para luftës në Kosovë.

“Është bërë shumë mirë që ka dalur në opinion vet ministri dhe më parë ndoshta ka mundur të bëjë këtë”.

“Ai ishte një djalë urban që është sjellë në qendër të Prishtinës. Një njeri shumë i gjallë dhe ka lënë shumë përshtypje”.

“Nga ato që kanë thënë fqinjët e tij nuk e besoj që mund ta thotë dikush 100 për 100 se është ashtu”.

“Unë nuk kam informata se ai para lufte ka maltretuar shqiptarët”.

“Unë e njoh si sportist Rikalon”.

“Por një gjë duhet ta dimë, se sistemi i Milosheviqit të gjithë njerëzit që i kanë pasur mbi 18 vjet është dashur të mobilizohen. Ka qenë e detyrueshme dhe serbët janë mobilizuar”.

Komentoni