ShowBiz

Shefi i kompanisë, Amazon, jep dorëheqjen, u akuzua për sulm seksual

Një ndër drejtuesit e televizionit Amazon, Roy Prise, ka dhënë dorëheqjen pasi u akuzua për ngacmimin seksual të një regjisoreje.

Isa Hackett tregoi se shefi kishte bërë disa propozime të padëshiruara ndaj saj gjatë një udhëtimi me taksi në 2015.

Një aktore e ka akuzuar atë edhe për mosplotësimin e një deklarate kur u sulmua seksualisht nga Harvey Weinstein. Isa është regjisore e serialit televiziv ‘The Man in the High Castle’ dhe rrëfeu eksperiencën e saj të tmerrshme me shefin.

Pas kësaj, eprorët e mëdhenj të kompanisë filluan një hetim, i cili nuk u tregua kurrë për të dhe publikun.

Komentoni