Bota

ShBA, të shtëna në Austin të Teksasit, dyshohet për disa viktima

“Të shtënat ende aktive kanë shkaktuar shumë viktima. Qëndroni larg qendrës së qytetit”. Ky është paralajmërimi i dhënë nga Policia e Austinit në Shtetet e Bashkuara, në një mesazh të tyrin në “Twitter” mesnatën e së dielës me orën lokale.

Policia shtoi se janë dëgjuar disa të shtëna të ndara në të njëjtën zonë, por nuk konfirmon se sa agresorë besohet të jenë përfshirë në këtë incident, apo vendin se ku mund të ketë ndodhur ai.

Ende nuk bëhet e ditur se, sa persona mund të jenë qëlluar, edhe pse mediat lokale raportojnë për një të vdekur në kryeqytetin e Teksasit.

“KXAN”, një stacion lokal lajmesh, ka cituar burime shëndetësore të thonë se viktimat janë përhapur në mbarë zonën, duke shtuar se shërbimet e emergjencës janë përgjigjur në kohë dhe ndodhen pranë vendngjarjes. /tch/

Komentoni