Bota

ShBA shqyrton një qëndrim të ri ndaj Koresë së Veriut

Ndërsa Presidenti Donald Trump shqyrton veprime të mundshme ushtarake ndaj Koresë së Veriut, ushtria amerikane demonstroi forcën që mund të shihej qartë nga Koreja e Veriut.

Bombardues të rëndë supersonikë amerikanë ju bashkuan avionëve luftarakë japonezë dhe koreanojugorë, në një demonstrim force gjatë një manovre ushtarake, ku u qëllua me raketa në brigjet lindore edhe perëndimore të gadishullit korean.

Manovrat u zhvilluan ndërsa Presidenti Trump u takua me këshilltarët e tij, si dhe pati një takim me ish Sekretarin e Shtetit Henry Kissinger. Gjatë takimit Presidenti Trump foli për një qëndrim të ri ndaj Koresë së Veriut.

Këto komente të zotit Trump vijnë pas disa javë tensionesh dhe replikash me udhëheqësin koreanoverior. Presidenti madje kërcënoi se “do ta shkatërronte plotësisht” Korenë e Veriut, në se do të ishte e nevojshme për të mbrojtur Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre, në rastin e një sulmi nga Pheniani.

Koreja e Veriut ka kryer një numër provash bërthamore dhe me raketa, përfshirë kalimin e raketave mbi Japoni.

Diplomatë të lartë amerikanë, japonezë dhe koreanojugorë kanë në plan të takohen më 18 tetor në Seul, për të diskutuar mbi kërcënimet e vazhdueshme bërthamore të Koresë së Veriut./VOA/

Komentoni