Kosova

ShBA porosit që Kosova ta ratifikojë demarkacionin me Malin e Zi

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, Samntha Power, ka thënë se Kosova duhet ta ratifikojë në Kuvend vijën kufitare me Malin e Zi në mënyrë që Kosova ta vazhdojë rrugën e integrimit.

“Me Malin e Zi, Kosova duhet ta ratifikojë demarkacionin e kufirit që të mund të avancojnë në rrugën e vetë drejt integrimit”, ka thënë përfaqësuesja e ShBA-ve në KS të OKB-së.

Ajo po ashtu ka folur edhe për negociatat në mes Kosovës dhe Serbisë, ku i ka bërë thirrje Prishtinës dhe Beogradit që t’i zbatojnë marrëveshjet.

“Ritmi i normalizimit është ngadalësuar për marrëveshjet Kosovë-Serbi. Zbatimi i këtyre marrëveshje është shtyrë shumë gjatë. Ne kërkojmë nga palët t’i vazhdojnë negociatat”, ka thënë përfaqësuesja e ShBA-ve.

Komentoni