Kosova

ShBA: Nuk ka paralele në mes Republikës serbe dhe Kosovës

Nuk ekziston paralele në mes Republikës serbe dhe Kosovës, ndërsa ShBA-së plotësisht i përkushtohen sovranitetit dhe integritetit territorial të BH, ka theksuar zyra për marrëdhënie me publikun e ambasadës së ShBA-së në Sarajevë, transmeton kosova.info.

Kjo ka qenë përgjigja e ambasadës në komentin lidhur me deklaratën e anëtarit të presidencës së BH për Kosovë dhe pasojat eventuale për rajonin.

“Qëndrimi i qeveris së ShBA-së në këtë çështje është i qartë. Nuk ka paralelizma në mes Republikës serbe dhe Kosovës. BH ka qenë shtet Sovran dhe i njohur ndërkombëtarisht edhe para Marrëveshjes së Dejtonit. ShBA-së dhe anëtarët e tjerë të bashkësisë ndërkombëtare plotësisht i përkushtohen sovranitetit dhe integritetit territorial të BH”.

Siç theksojnë, si garanci e Marrëveshjes Paqësore të Dejtonit, edhe vetë zyrtarët serbë publikisht kanë shprehur përkushtim të integritetit territorial të BH.

Në këtë zyrë për marrëdhënie me publikun të ambasadës amerikane në Sarajevë theksojnë se Republika Serbe dhe Federata e BH janë elemente fondamentale të organizimit të brendshëm politik të BH.

“Siç dihet, Marrëveshja paqësore e Dejtonit dhe Kushtetuta e BH nuk i ofron të drejta cilit do nga dy entitetet që të ndahen nga BH. Ekzistimi i cilit do nga dy entitetet është plotësisht I varur për ekzistencën e BH”, theksohet në përgjigje. /Kosova.info/

Komentoni