Bota

ShBA: Mund të zhvillohen hetime për një marrëveshje në kohën e Obamës

Prokurori i përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara, Jeff Sessions, tha se ai së shpejti mund ta emërojë një këshilltar special për hetimin e marrëveshjes së kohës së ish-presidentit, Barack Obama, në të cilën një kompani ruse e ka blerë firmën kanadeze, pronë e së cilës ishin 20% e furnizimeve me uranium nga Shtetet e Bashkuara.

Në dëshminë e tij të djeshme, zoti Sessions i tha Komitetit të drejtësisë së Dhomës Përfaqësuese se ai do të vendos së shpejti për këtë çështje.

“Ne do të bashkëpunojmë me legjislacion sa i parket emërimit të prokurorit special” dhe do të marrim vendim “pa ndikim politik”, tha Sessions.

Presidenti amerikan, Donald Trump, dhe disa republikanë në Kongres, i kanë bërë thirrje Departamentit të drejtësisë për ta caktuar një këshilltar special për hetime të shitjes në vitin 2010 të një firme kanadeze për kompaninë shtetërore ruse, Rosatom.

Komentoni