Lajme

ShBA mbështet Shqipërinë në pastrimin nga municionet

Në Shqipëri u mbyll sot një program i pastrimit nga municionet në disa zona ku rrezikshmëria për banorët mbetej e lartë.

Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, tha se nga 19 zona të nxehta nga mbetjet ushtarake tani kanë mbetur vetëm edhe katër zona për t’u pastruar.

Zonja Kodheli vlerësoi gjatë një ceremonie të zhvilluar në Gjirokastër ndihmën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për këtë program dhe për forcat e armatosura shqiptare në përgjithësi./VoA

Leave a comment

Your email address will not be published.


*