Lajme

ShBA: Ka eksploduar pajisja e gjetur në Nju Xhersi

Zyrtarët amerikanë thonë se një pajisje e dyshuar, e gjetur në një kontejner të mbeturinave afër stacionit të trenave në vendbanimin Elizabeth të Nju Xhersit, ka eksploduar sot herët në mëngjes, derisa ekipi për bomba përpiqej ta çarmatoste me një robot.

Prefekti i këtij vendbanimi, Christian Bollwage, tha se ekspertët për bomba ishin duke punuar për çarmatosjen e njërës prej pesë pajisjeve të dyshuara në një çantë, që ishte zbuluar në kontejnerin e mbeturinave afër stacionit të trenave.

Nuk ka pasur raporte të menjëhershme për lëndime eventuale.

Zbulimi i çantës u bë pas eksplodimit të pardjeshëm në Menhetën të Nju Jorkut, me ç’rast u plagosën 29 vetë, dhe pasi një pajisje e pa eksploduar, në formë të enës me presion, ishte gjetur disa blloqe më tutje.

Nga një shpërthim i një bombe gypore në Nju Xhersi, është anuluar një manifestim ushtarak humanitar.

Zyrtarët thanë se nuk ka dëshmi fillestare që ndonjërin prej këtyre sulmeve e ndërlidhin me ndonjë grup ndërkombëtar terrorist.

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*