Bota

ShBA-ja ultimatum Koresë: Nëse provokohemi do të përgjigjemi ushtarakisht

Diktatori i Koresë së Veriut, Kim Jong-un festoi testimin me sukses të një rakete balistike. Ai tha se qëllimi i hedhjes së kësaj rakete është që të arrihet një ekuilibër force ushtarake me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Testimi i raketës ka alarmuar jo vetëm fqinjët e vendit komunist. Në anën tjetër, Presidenti i ShBA, Donald Trump u shfaq përpara një bombarduesi B-2, për të vlerësuar ushtrinë amerikane.

“Asgjë nuk frymëzon më shumë besim tek miqtë tanë, asgjë nuk mbjell më shumë frikë tek armiqtë tanë, sesa kur shfaqen avionët amerikanë në sfond”, tha Trump.

Presidenti amerikan tha se nëse SHBA provokohet, përgjigjja ushtarake do jetë e jashtëzakonshme

Komentoni