Lajme

ShBA do t’i vë veto Jeremiqit në OKB për shkak të Kosovës

Sipas një raporti të së përditshmes britanike, “The Guardian”, kandidatit serb për postin e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Vuk Jeremiq, “sipas të gjitha gjasave” do t’i vihet veto.

Kjo do të bëhet nga ShBA-të, thotë artikulli i cili analizon garën e deritashme dhe mundësitë e kandidatëve, i publikuar në ueb-faqen e gazetës me titullin, “Vendimmarrja dhe trikat e pistë: brenda garës për sekretarin e përgjithshëm të OKB-së”.

“Vuk Jeremiq, ministër i jashtëm i Serbisë, sipas të gjitha gjasave do të pengohet nga SHBA, thonë diplomatët. Washingtoni nuk e ka falur Jeremiqin për kundërshtimin e pavarësisë së Kosovës, mes perceptimit të ShBA-ve se ai përdori kohën e tij si president i Asamblesë së Përgjithshme si një platformë për retorikës nacionaliste”, transmeton Koha.net.

Kjo ka të bëjë me aktivitetet e Jeremiqit si ministër i Jashtëm i Serbisë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës më 2008.

Sipas artikullit të Guardianit, edhe ish-kryeministri portugez António Guterres, kandidat për këtë post, mund të përballet me veto nga Rusia, ndërsa sllovaku Mirosllav Lajçak, mund të kundërshtohet nga “një apo më shumë” shtete anëtare të OKB-së.  

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*