Kuriozitet

ShBA: Aventuristi me sukses kërceu nga aeroplani pa parashutë

Një amerikan është bërë njeriu i parë që me sukses ka kërcyer nga aeroplani në një rrjetë pa parashutë.

Personi Luke Aikins ka rënë nga lartësia 7,600 metra dhe e ka zënë rrjetën 30×30 metra. Ai ka rënë për pak më tepër se dy minuta me një shpejtësi prej afro 200 kilometra në orë.

Kjo ngjarje ka ndodhur dje në Simi Valley në Kaliforni dhe është transmetuar direkt në U. S. TV.

“Gati kam fluturuar, është gjë e jashtëzakonshme”, tha Aikins pas zbritjes në tokë.

Aikins është pilot i aeroplanit dhe helikopterit dhe për të parën herë kishte kërcyer së bashku me një person tjetër kur ishte 12 vjeçar.

Deri tash ky aventuristi 42 vjeçar ka kërcyer 18 mijë herë, i ka stërvitur sportistë elitë “skydivers” dhe ka bërë akrobacione në shumë filma.

Komentoni