Bota

ShBA: Alarm për fushatën e sulmeve kibernetike verikoreane

Qeveria e Shteteve të Bashkuara ka shpallur një alarm teknik për sulmet kibernetike, që thotë se sponsorizohen nga qeveria e Koresë Veriore, e të cilat prej vitit të kaluar i kanë marrë në shënjestër hapësirën ajrore, telekomunikimet dhe industritë financiare.

Ky alarm është dhënë mbrëmë nga agjencia FBI dhe Departamenti i sigurisë së brendshme.

Në të tërhiqet vërejtja se hakerët verikoreanë po e përdorimin tipin e virusit të njohur si “Fallchill” për të depërtuar në sistemet kompjuterike dhe për t’i rrezikuar rrjetet.

Ky alarm koincidon me tensionet në rritje ndërmjet Uashingtonit dhe Phenianit lidhur me testet raketore dhe ambiciet atomike të Koresë Veriore.

Komentoni