Lajme

Sharapova shprehet e lumtur për zvogëlimin e dënimit

Tenistja ruse, Maria Sharapova, thotë se është e lumtur, pasi i është zvogëluar dënimi për doping prej dy vitesh në 15 muaj. Ky vendin është marrë nga Gjykata e Arbitrazhit për Sport.

Kjo do të thotë se ylli i tenisit, Maria Sharapova, do të mund t’i kthehet tenisit profesional në muajin prill të vitit të ardhshëm, duke u aktivizuar në garën French Open.

“Kjo është dita më e lumtur” e jetës sime, tha Sharapova në rrjetin Facebook, duke theksuar se “tenisi është pasion” i saj dhe se ajo “po i numëron ditët deri në kthim në terren”.

Sharapova kishte dal pozitive për përdorim të substancës së ndaluar meldonium në turneun Australian Open, në muajin janar të këtij viti.

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*