Lajme

Shala: VV të ndalojë përdorimin e gjuhës kërcënuese ndaj RTK-së

Drejtori i RTK-së, Mentor Shala, ka reaguar edhe ndaj përdorimit të gjuhës kërcënuese që po përdorë ditëve të fundit Lëvizja Vetëvendosjes ndaj RTK-së.

Shala në debatin e sotëm në RTK ka reaguar edhe ndaj përdorimit të gjuhës kërcënuese që po përdorë ditëve të fundit Lëvizja Vetëvendosjes ndaj RTK-së.

Ai ka thënë se “VV-ja ditëve të fundit ka përdorur gjuhë kërcënuese ndaj RTK-së saqë vetëm sa nuk e ka varur në litar”.

Shala në emisionin INFO 3, të RTK-së, ka thënë se ky akt është një sulëm kundër lirisë së shprehjes dhe kundër lirisë së mediave, të cilat janë themelet kryesore të demokracisë së secilit vend.

Drejtori Shala ka thënë se ky është njëri prej sulmeve më të rënda që ka ndodhur kundër lirisë së shprehjes, kundër lirisë së mediave, që janë themelet kryesore të demokracisë së secilit vend.

Ai u ka bërë thirrje edhe partive politike “sidomos disa subjekteve politike të cilët e kanë ashpërsuar gjuhën e urrejtjes kundër transmetuesit publik, gjuhën kërcënuese e shantazhuese që të ndalin këtë fjalor, për shkak se këtë mund dikush tjetër të shfrytëzojë për qëllime të cilat na kanë ndodhur edhe natën e mbrëmshme”.

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*