Kosova

Shala: RTK e ka ftuar Ymerin, por jo siç ka dashur ai

Drejtori i Përgjithshëm i RTK-së, Mentor Shala, ka reaguar pas akuzave të Vetëvendosjes se i është anuluar intervista Visar Ymerit.

Ai në rrjetin social Fecbook ka shkruar se Visar Ymeri është thirrur në intervistë, por siç ka thënë Shala, jo siç ka dashur ai.

“E kemi thirr Visarin, por jo qysh ai ka dashtë, por qysh kemi dashtë ne, sepse ne i përcaktojmë politikat editoriale e jo Partitë Politike!”, ka shkruar drejtori Shala.

“Po e shoh lajmin per kercenimet e VV ndaj RTK, ne njerin nga transmetuesit privat televizive qe kane frekuence kombetare. E japin vetem VV ndersa pergjigjen e RTK nuk e japin fare! Kolegë, së paku dy palët transmetoni! Është elementarja e gazetarisë! Më poshtë po ua dërgoi reagimin e RTK-së, e cila e demanton gënjeshtren e VV! E kemi thirr Visarin, por jo qysh ai ka dasht, por qysh kemi dasht ne, sepse ne i përcaktojmë politikat editoriale e jo Partitë Politike!”, ka shkruar ai.

Komentoni