Lajme

Shala me përfaqësuesit e CNVP-së angazhohen për mbrojtjen e pyjeve

Ushtruesi i detyrës së Ministrit në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor z. Ferat Shala ka takuar sot përfaqësuesit e organizatës CNVP (Connecting Natural Values & People), me të cilët ka bashkëbiseduar për bashkëpunimin e deritanishëm dhe për fushat e bashkëpunimit në të ardhmen ndërmjet MMPH-së dhe CNVP.

U.d Ministri Shala, ka njoftuar përfaqësuesit e CNVP me angazhimet dhe projektet e MMPH-se në fushën e mbrojtjen së mjedisit, veçanërisht me projektet dhe politikat për mbrojtjen dhe menaxhimin e Parqeve Kombëtare të Kosovës të cilat janë të mbrojtura më ligj.

Bashkëbiseduesit u dakorduan për të zhvilluar projekte të përbashkëta në fushën e mbrojtjen së pyjeve dhe të Parqeve Nacionale në përgjithësi, si dhe projektet të tjera që kontribuojnë drejtpërdrejt në mjedis.

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*