Lajme

Shala: Komuna e Prishtinës nuk ka paraqitur raportin buxhetor

Asamblisti i LDK-së në komunën e Prishtinës, Flamur Shala, ka kritikuar qeverisjen e kryetarit aktual Shpend Ahmeti.

Shala thotë se udhëheqësit e Komunës së Prishtinës ende nuk kanë paraqitur raport të realizmit buxhetor për 9 mujorin.

Kryeqyteti  sipas tij është ngulfatur nga dështimet e njëpasnjëshme.

“Nuk është se qeverisja aktuale në Prishtinë nuk pati shansin, por janë udhëheqësit e saj që u përpoqën në vazhdimësi dhe imponuan qasje dhe politika përjashtuese që stagnuan zhvillimin. Iu shmangën debatit dhe transparencës, iu dhanë hapësirë politikave dështuese të zyrave politike të VV”, ka shkruar Shala.

Sipas Shalës, ato dolën të jenë me përpjekje rrënuese të pushtetit dhe dështuese të qeverisjes në këto tri vjet qeverisjeje.

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*