Kosova

Shala-Haradinajt: E votove projektligjin për demarkacionin

Debati për projektligjin e ratifikimit të marrëveshjes për shënimin e kufirit me Malin e Zi dhe raportin e Bulliqit, ka vazhduar në mes kryeministrit Ramush Haradinajt dhe deputetit të LDK-së Kujtim Shala.

Derisa Haradinaj ka thënë se Qeveria veç ia ka shtuar marrëveshjes raportit dhe ka mund të vinë edhe ndarazi por qëllimi ka qenë që të vinë bashkë për qartësim te deputetët.

“Kur të vjen votimi edhe ju gjeni ndonjë zgjidhje se e di që jeni në zor”, tha ai

Kurse, deputeti i LDK-së, Kujtim Shala tha se nuk ka asnjë zor dhe do të votojë për, siç ka votuar edhe kryeministri Haradinaj.

Ai tha se nuk janë dy dokumente pasi Haradinaj ka nënshkruar projektligjin për marrëveshje dhe ia ka bashku edhe një raport me nënshkrim e kryeministrit që mban autorësinë e tij.

Komentoni