Fotogaleri

Shaka mizore – Shtiret sikur i ngulet motorsharra në gjoks, shokut të tij i bie të fikët (Foto-Video)

Një burri i ra të fikët pasi pa shokun e tij që u vra aksidentalisht me sharrë elektrike, për të zbuluar më pas që ishte viktimë e një shakaje të mizore.

Tom Daniel Hansen Sylte, nga Norvegjia po punonte në ofiçinë me shokun e tij, kur ai vendosi që ti bënte një shaka pa kripë. Ndërsa shoku i tij po rregullonte motorin e një makine, Sylte po priste disa dërrasa me sharrë elektrike dhe në një moment kur i kthen kurrizin shokut ndërron motosharrën me një tjetër që nuk punonte dhe vendo në gjoks, si edhe lyen bluzën me ngjyrë të kuqe. Më pas ra në tokë i mbuluar me gjak të “rremë”.

Reagimi i shokut të tij të shokuar ka qenë i pabesueshëm. Ai vendos duart në kokë dhe pas disa sekondash ra të fikët.

Komentoni