Rajoni

Sërish valëvitet flamuri kombëtar mbi varrin e Jakup Ferrit

Ferrajt që jetojnë në Kosovë, si dhe përfaqësues të institucioneve të ndryshme kanë përkujtuar veprimtarinë e Jakup Ferrit, duke vendosur mbi varrin e tij në Plavë, flamurin kombëtar.

Në Plavë kishin ardhur Ferrajt që sot jetojnë në Kosove si, akademik Rexhep Ferri, Prof.Dr. Naser Ferri, mr. Avdi Ferri dhe mr. Arben Ferri, që të gjithë me pjesëtaret e familjeve të tyre. Në këtë ceremoni morën pjesë edhe kryetari i komunës së Plavës, Orhan Shahmanoviq dhe kryetari komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, kryetari i degës së LD, dega Plavë Guci, Bujar Hasangjekaj, si dhe aktivistë dhe atdhetar të dalluar të çështjes kombëtare dhe një numër simbolik i qytetarëve.

Kjo ngjarje ishte hap i parë në procesin e përgatitjes së terrenit për vendosje e një monumenti dinjitoz në të ardhmen, ashtu siç e meriton ky atdhetar dhe hero, i cili ishte një ndër nismëtarët e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit (lidhje kjo e cila për herë të parë pas Kuvendit të Lezhës i bashkoj shqiptarët e të gjitha trojeve etnike).

Plave Gucia dikur arenë luftërash për mbrojtjen e fatit të atdheut dhe vend krenarie kombëtare po tkurret gjithnjë e më shumë për shkak se qenia shqiptare ne 100 vjeteshin e fundit gjithnjë e më shumë po rrezikohet, kështu që nga 82% shqiptar sa ishin në vitin 1912, sot kanë mbetur vetëm 25%.

Komentoni